Dy gra kanë vdekur më 27 dhe 28 maj, si pasojë e përfshirjes në aksidente të trafikut.
Një këmbësore që ka pësuar lëndime të rënda trupore në aksidentin e trafikut të ndodhur më 27 maj në Novosellë të Pejës, ka vdekur pasi është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, rasti tjetër ka të bëjë me viktimën që është aksidentuar në Gjilan më 15 maj, që vdiq disa ditë pasi është liruar nga trajtimi mjekësor në spital.
Me vendim të prokurorit, të dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa, i dyshuari për shkaktimin e aksidentit në Pejë është dërguar në mbajtje.