Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Kosovë të dielën, njërin në Vushtrri e tjetrin në Ferizaj, për veprat penale “ngacmim seksual” dhe “ngacmim”.
Sipas Policisë, i dyshuari nga Vushtrria ka ngacmuar verbalisht një grua, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, në rrugën “Vezir Jashari” në Ferizaj, një person ka ngacmuar një grua, rreth orës 08:20.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm