Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy aktakuza për dhunë në familje në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy aktakuza kundër të pandehurve E.I. dhe M.J., për shkak të dhunës në familje.

Në rastin e parë, i pandehuri E.I., gjatë muajit shtator të këtij viti, fillimisht ishte fjalosur me bashkëshorten e tij, të dëmtuarën F.Z., pastaj sulmoi fizikisht duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, derisa në mes tyre ndërhyri djali i tyre, i dëmtuari - i mitur R.I, të cilin po ashtu, i pandehuri e sulmon fizikisht.

“Gjithashtu, i njëjti menjëherë pas tri ditëve dhe pa asnjë arsye e sulmon fizikisht edhe djalin tjetër të tij, të dëmtuarin V.I., gjersa në mes tyre ndërhyn e dëmtuara F.Z dhe i ndanë, me ç’rast i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Sulm’’, nga neni 187 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Po ashtu, i njëjti nën ndikimin e alkoolit, ndaj bashkëshortes së tij ka ushtruar dhunë, e cila si pasojë e goditjeve të marra është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan”, thuhet më tej.

Në rastin e tjetër, i pandehuri M.J., në shtator të këtij viti, pas fjalosjes verbale me bashkëshorten e tij, të dëmtuarën F.J., e sulmoi fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Edhe Themelorja në Gjilan ngre tri aktakuza për dhunë në familje Kronikë Themelorja në Gjilan ngre tri aktakuza për dhunë në familje

“Gjithashtu, i njëjti, një ditë pas sulmit ndaj bashkëshortes së tij, të njëjtën e largon nga shtëpia e tyre dhe vazhdon duke e kanosur me fjalë edhe tek shtëpia e prindërve të saj, me ç’rast te e dëmtuara shkakton ankth dhe frikë të jashtëzakonshme. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer edhe veprën penale ‘’Kanosje’’, nga neni 185 paragrafi 3 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që në të dy rastet, pas shqyrtimit të gjithanshëm të provave, të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat penale, të cilat iu vihen në barrë dhe ndaj tyre të shqiptojë sanksione penale të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.