Policia kufitare ka sekuestruar një sasi të madhe kanabisi në një kamion në portin e Durrësit. Ende nuk ka nisur peshimi i drogës, por dyshohet se në brendësi të arkave me tranguj u gjet rreth një ton kanabis.
Shoferi i kamionit është vendosur në pranga, por policia ende nuk ka fakte, nëse ai është i lidhur me ngarkesën e lëndës narkotike.
Policia kufitare e portit të Durrësit tha se kamioni kishte si destinacion Italinë. Operacioni u zhvillua natën dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë e mundur goditja e rastit të trafikut të drogës dhe sekuestrimi i lëndës narkotike. Droga ishte e fshehur në një kamion dhe është pikasur nga autoritetet gjatë kontrollit në skaner në pikën e kalimit kufitar në Durrës.
Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me tranguj dhe në mes tyre kishte qese me lëndë narkotike.
Policia njofton se po vazhdon puna për peshimin e lëndës dhe hetimet për zbulimin e personave të përfshirë.
-
Dogana: 250 kg kanabis u zunë bazuar në informatat e AKI-së
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Themelorja në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë
-
Arrestohet një person në Jarinje, iu gjet marihuanë gjatë kontrollit në kufi
-
Gjermania sekuestron mbi 8 tonë kokainë