Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Vërmicë ka sekuestruar 500 gramë stoli ari, në një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri.
Sasia ishte në një qese letre dhe u gjet te shoferi i autobusit.
“Oficerët e Doganës kanë parandaluar futjen ilegale të mbi gjysmë kilogrami stoli ari në pikëkalimin kufitar të Vërmicës. Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollimin oficerët kanë gjetur stoli të arit në sasi mbi 500 gramë. Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi I autobusit. Sasia është konfiskuar”, thuhet në një njoftim të Doganës.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Han të Elezit, në autobusin e linjës Serbi – Maqedoni e Veriut, kapet ari i kontrabanduar
-
Në Merdar, në një autobus të linjës Itali-Kosovë, zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara
-
Merdar, zbulohen mbi 63 mijë euro të padeklaruar në një autobus të relacionit Gjermani – Kosovë
-
Sekuestrohen mallra në vlerë mbi 33 mijë euro në Vërmicë, ndalohet një i dyshuar
-
Gjendet kokainë në një veturë që po kalonte kufirin nga Shqipëria, arrestohet i dyshuari