Disa të mitur kanë sulmuar seksualisht një vajzë, po ashtu e mitur, në Mitrovicë.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur më 6 korrik, ndërsa nuk ka bërë të ditur numrin e sulmuesve.
“Raportohet se të dyshuar të mitur deri më tani të pa njohur e kanë ngacmuar dhe sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare të mitur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.