Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Disa incidente zjarri në natën e ndërrimit të moteve

Disa incidente zjarri janë raportuar në orët e para të 1 janarit.

Një banesë në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Sipas dyshimeve, kjo ka ardhur si pasojë e mjeteve piroteknike. Banesa ishte e pabanuar. Zjarri është lokalizuar, ndërsa rasti po hetohet, theksohet në raportin e policisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në minutat e parë të 1 janarit flaka i është vënë edhe një stalle në fshatin Brolic të Pejës. Sipas ankuesit, “nipat e tij duke ndezur fishekzjarrë aksidentalisht i kanë vënë zjarrin stallës së tij”. Sipas tij, vlera e dëmit është rreth 4000 euro.

Rast i zjarrvënies në stallë është raportuar edhe në fshatin Radoste të Rahovecit. Aty ankuesi ka thënë se zjarri kishte kapluar stallën në rrethana të panjohura. Ai ka thënë se vlera e dëmit është rreth 3500 euro.

Në fshatin Lebushë të Deçanit po ashtu është djegur një stallë e bagëtive. Për momentin nuk dihet vlera e dëmit.