Kronikë

Digjet prona e një zyrtari policor në Leposaviq

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 4 të mëngjesit ka pranuar një informatë për djegien e një stalle pronë e një zyrtari policor me banim në Leposaviq.

Prona e qytetarit serb, gjendet në fshatin Donja Kërnjen në Leposaviq.

Është djegia e radhës që ndodh në veri. Gjatë kësaj periudhe janë djegur disa vetura të shtetasve që kishin kthyer targat në RKS.

“Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private. Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, zbulimin e akteve të tilla kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësve të këtyre veprave kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë.