Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një shtëpi në Lipjan, s’ka të lënduar

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se është djegur dje një shtëpi në fshatin Banullë të Lipjanit.

Nuk raportohet për të lënduar nga ky rast, kurse zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin, transmeton Koha.net.

“Një burrë shqiptar ka informuar se një shtëpi të cilën e kishte në përkujdesje është përfshirë nga zjarri. Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk ka të lënduar”, thotë PK.