Në fshatin Bingje të Klinës raportohet se është djegur fusha prej 20-30 hektarësh, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës bën të ditur se zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Me këtë rast nuk ka të lënduar.
“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një fushë prej 20-30 hektarësh. Njësit relevante janë në vend të ngjarjes dhe njësiti i zjarrfikësve pjesërisht ka arritur ta lokalizojë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar”, thotë PK.
Artikuj të ngjashëm