Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet automjeti i komandantit të policisë kufitare në veri

Automjeti tip “Benz E-class”, pronë e Millosh Dançetoviq, komandant i policisë kufitare G-31 në Bërnjak afër Leposaviqit, është përfshirë mbrëmë pas mesnate nga flakët e fuqishme të zjarrit, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm derisa automjeti ishte i parkuar para banesës së togerit të policisë, që ndodhet afër Qendrës së studentëve në veri të Mitrovicës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Burimet më tej kanë shtuar se dyshohet që zjarri ndaj automjetit të komandantit të policisë ka qenë i qëllimshëm. Njësitë e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë duke shuar zjarrin, ndërsa edhe pjesëtarë të policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet me synim identifikimin dhe kapjen e autorit.