Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjen malet në Mitrovicë

Zjarr

Mali afër Majës së Cërrnushës në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri sonte rreth orës 20:00.

Mehmet Mehmeti, zëvendës komandant i brigadës së zjarrfikësve në Mitrovicë, ka thënë për Kallxo.com se zjarri gjendet në pjesën e malit dhe nuk ka rrezik për banorët.

“Ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes nuk ka rrezik për shtëpitë dhe banorët, era po na vështirëson punën por po mundohemi ta lokalizojmë zjarrin”, ka thënë Mehmeti.

“Kallxo” ka kontaktuar edhe me drejtorin e emergjencave në komunën e Mitrovicës, Nehat Bahtiri, i cili po ashtu ka thënë se ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka rrezik për banorët.

Sipas zyrtarëve, shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa bëjnë thirrje që të mos shpërndahet panik.