Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar të hënën se një grua nga Ferizaj është dhunuar më 10 prill.

Sipas njoftimit, viktima e ka raportuar rastin në Polici, derisa pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e përditshëm policor.