Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Detajet e arrestimit të 4 policëve shqiptarë të dyshuar për lidhjen me trafik droge

Prokuroria dha detaje në lidhje me arrestimin e 4 punonjësve të pikës kufitare të Qafë-Thanës.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se kamioni i kapur me 8 ton kanabis sativa në Itali, një muaj më parë ka pasur si vend origjine Maqedoninë dhe ka kaluar transit në Shqipëri përmes pikës kufitare të Qafë-Thanës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kamioni me 8 ton drogë ka hyrë në Shqipëri në datën 4 shkurt dhe pasi i është nënshtruar kontrollit është lënë i lirë. Një ditë më pas, në 5 shkurt, ai ka kaluar në pikën kufitare në Portin e Durrësit, ku është vënë në kontroll, por pa kaluar në skaner. Udhëtimi i mjetit, thotë Prokuroria, ka vijuar për në Itali me një traget të linjës Durrës-Ankona.

Në vijim të hetimeve, siç bën me dije, prokuroria, në pikën e kalimit kufitar në Qafë-Thanë, mjeti ka bërë 2 apo 3 ndalesa, ku drejtuesi i mjetit ka komunkuar me punonjës në zonën e kontrollit kufitar.

Në pikën e Qafë-Thanës, mjeti nuk është regjistruar në sistemin TIMS e më pas ka hyrë në territorin shqiptar, raporton top channel. Regjistrimi i tij është bërë në Portin e Durrësit.

Në bazë të këtyre informacioneve, prokuroria i kërkoi Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në që të bëjë arrrestimin e Çlirim Pepës, që ka qenë përgjegjësi i turnit, Ervin Kodrës, kontrollor në hyrje dhe dalje dhe Lirim Halilit, me detyrë në kabinën e hyrjes. Personat në fjalë janë të dyshuar për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.