Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dështon tentimi për grabitje në Deçan

Dy persona kanë dështuar të realizojnë qëllimin e grabitjes në një shtëpi në fshatin Strellc të ulët në Deçan.

Një grua kishte njoftuar policinë se derisa ishte në oborrin e shtëpisë, dy persona të panjohur e të maskuar duke i kërcënuar i kanë kërkuar paratë e burrit të saj.

Të dyshuarit nuk kanë arritur të realizojnë qëllimin dhe janë larguar. Rasti është nën hetime, sipas policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm