Në fshatin Vitomiricë të Pejë dje është arrestuar një i dyshuar, mashkull me përkatësi kombëtare boshnjak, shtetas i Malit të Zi, njoftoi policia.
Sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, ai me qëllimin të evitimit të gjobës për kundërvajtje në trafik, u ka ofruar zyrtarëve policorë një banknotë prej 5 eurosh. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit, pas intervistimit, i është konfiskuar letërnjoftimi i lëshuar nga Mali i Zi, derisa të paraqitet para Gjykatës Themelore në Pejë, thuhet në njoftimin e policisë.
Artikuj të ngjashëm