Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar dhe dërguar mbajtje një i dyshuar për aksidentin me fatalitet që kishte ndodhur në Zubin Potok në orët e hershme të 24 korrikut.
Në një aksident mes dy veturave ishin lënduar tre persona, ku njëri prej tyre ka vdekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rr. Nacionale N2, Zubin Potok 24.07.2022 – 00:10. Raportohet për një aksident trafiku mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer mashkull kosovarë, me ç’rast njëri nga viktimat ka ndërruar jetë , ndërsa dy të lënduarit e tjerë (pasagjeri) dhe i dyshuari janë në trajtim mjekësor. Lidhur me rastin personi i dyshuar është nën arrest, nën sigurimin policor në spital. Rasti në procedurë hetimore”, ishte raportuar nga Policia e Kosovës për aksidentin.
Ndërkohë i dyshuari është arrestuar të martën dhe është dërguar në mbajtje.
“Zubin Potok 24.07.2022-00:10. Në lidhje me rastin është raportuar se me 09.08.2022 i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.