Gjykata Themelore në Gjilan njofton se ka shpallur Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit F. S. në kohëzgjatje prej 20 muaj burgim.
Sipas njoftimit, i akuzuari, me datë 07.04.2015, me anë të paraqitjes së rremë të fakteve me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e ka vënë në lajthitje të dëmtuarin H. Sh., në atë mënyrë e ka mashtruar duke i shitur pronën e paluajtshme me numër certifikate 4 – 2289, e cila pronë nuk evidentohej fare në emrin e tij, por në emër të vëllait të tij A. S..
“Kështu që, ka përpiluar kontratë për shitblerjen e palujtshmërisë në shumë prej 143.130,00 Euro dhe njëjtën ka arritur të vërtetojë tek notarja Liljana Keniq, bazuar në autorizimin e falsifikuar nr. 1989/15”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, vlera e kontraktuar mes të akuzuarit dhe të dëmtuarit ka qenë 340.000,00 Euro, për të cilën shumë e ka dëmtuar të njëjtin.
Gjykata njofton se me këto veprime i akuzuari F. S., ka kryer veprat penale “mashtrim” dhe “legalizimi i përmbajtjes së rremë”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Edhe
Dyshohet se fitoi tender në vlerë 155 mijë euro me dokument të falsifikuar, ndalohet për 48 orë
“Gjyqtarja e Departamentit të Përgjithshëm për dispozitivin e parë të aktakuzës ka shqiptuar dënim prej 18 muaj burgim, ndërsa për dispozitivin e dytë i shqipton dënim prej 3 muaj burgim. Konform nenit 80 paragrafit 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, të akuzuarit i shqiptohet dënim unik në kohëzgjatje prej 20 muaj burgim. I dëmtuari për kompensimin e dëmit material, udhëzohet në kontest civil”, thuhet në njoftim.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
-
Aktakuzë kundër një personi, mashtroi të dëmtuarin duke i marrë 132 mijë euro
-
Aktakuzë kundër tre personave për mashtrim e legalizim të përmbajtjes së rreme
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për shitje të shtëpive që ishin të shitura
-
Gjashtë muaj burgim për të akuzuarin F. M. në rastin “Subvencionet”, obligohet të kthejë 110 mijë euro