Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Demiraj paralajmëron arrestimin e 124 trafikantëve të drogës në Shqipëri

Ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj gjatë një interviste për emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report TV deklaron se ekziston një liste me 124 emra, persona të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Pjesë e listës sipas ministrit janë koka por edhe bujq të thjeshtë duke theksuar se shumë prej tyre kanë edhe mbështetje politike.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Ilir Babaramo për çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës, Demiraj u shpreh se qeveria nëse ka reaguar ka reaguar me shumë vonesë.

Ai po ashtu shtoi se ka kontaktuar me ambasadorën kroate pasi çështja është shumë sensitive dhe i ka paraqitur asaj dokumentacionin ku vërtetohet rrezikshëmria e ekstradimit të Morinës në Serbi.