Abit Kastrati, i akuzuar për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, është deklaruar i pafajshëm në seancën e së enjtes, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Avokati, Naim Rudari, siç transmeton RTK, deklaroi se mbrojtja do të paraqes kundërshtimet e saj lidhur me aktakuzën e ngritur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse, gjykatësi Hamdi Ibrahimi, deklaroi se nëse ka kundërshtime nga mbrojtja gjatë afatit të caktuar ligjor, do t’i shqyrtojë dhe nëse nuk miratohen, do të bëjë caktimin e seancës së shqyrtimit të dytë.
Për veprën për të cilën Sabit Kastrati akuzohet, ishte bërë kallëzim penal në vitin 2007 dhe të akuzuar të tjerë ishin edhe Shpresa Spahiu dhe Vehbi Azemi, të cilët u bënë pjesë e hetimeve më 23 prill 2014, shtatë vite pasi që ishte ngritur kallëzimi penal. Më 04 shkurt 2016, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, respektivisht prokurorja Dulina Hamiti, pezulloi hetimet përkohësisht kundër të pandehurve Shpresa Spahiu dhe Vehbi Azemi. Në këtë vendim prokuroria thuhej se do fillonte hetimet kundër këtyre të fundit kur e pandehura Shpresa Spahiu, të ishte e arritshme për organet kompetente.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i pandehuri Abit Kastrati, gjatë fillimit të vitit 2007, i cili ishte ish-punëtor i NTSH “Urata” në Prishtinë, në ndërkohë si menaxher i firmës NTP “Ajroni Com” në Prishtinë, e ka marrë lokalin e NTSH “Urata” në shfrytëzim, lokal i cili gjendet afër hekurudhës në Prishtinë, në oborrin e së cilit gjendej një ekskavator, të cilin sipas prokurorisë, Kastrati e ka përvetësuar pa marrëveshje me NTSH “Urata”, duke e marrë dhe duke e shfrytëzuar për nevoja të veta në firmën e tij.
Sipas Prokurorisë Themelore, dëmi që i është shkaktuar NTSH “Urata” kap vlerën prej 32.000 eurosh.