Ismet Osmani, i njohur si Curri, është liruar nga paraburgimi.
Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar avokati i tij, Alban Arifi, i cili ka bërë të ditur se ndaj klientit të tij, nuk është caktuar ndonjë masë tjetër sigurie.
Biznesmeni Curri, ishte arrestuar 5 muaj më parë në një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës, bashkë me disa persona të tjerë, të dyshuar për veprat penale të fajdes, mashtrimit dhe detyrimit.
Lidhur me këtë, KTV-ja ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Gjykata Themelore e Prishtinës, por e njëjta ende nuk ka kthyer përgjigje.
Artikuj të ngjashëm
-
Lirohen nga paraburgimi Curri dhe të tjerët, prokurori në pritje të ekzaminimeve financiare
-
“Curri” zëvendësoi paraburgimin me 50 mijë euro dorëzani
-
“Curri” zëvendësoi paraburgimin me 50 mijë euro dorëzani
-
Gjesti pranon fajësinë, lirohet nga paraburgimi
-
Vendimet kontraverse të gjykatave – Si Curri “shpëton” nga drejtësia përmes falsifikimeve mjekësore?