Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Burri rrah gruan në Pejë

Policia e Kosovës raporton se një burrë në Pejë ka rrahur gruan e tij si pasojë e një mosmarrëveshje.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit është dërguar tek familjarët e saj”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.