Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Burri nga Prishtina dyshon se vajza e tij po keqpërdoret seksualisht

Ilustrim

Ilustrim

Një burrë në Prishtinë ka raportuar në polici se ka dyshime që vajza e tij me të meta psikike po keqpërdoret seksualisht.

Sipas njoftimit të shtunën, policia ka nisur ta hetojë rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij me të meta psikike dyshon se është duke u keqpërdorur seksualisht. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.