Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Burri në Prishtinë bashkëjetonte me një të mitur, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Prishtinë një të dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me një të mitur.

Sipas njoftimit, i dyshuari dyshohet se ka bashkëjetuar me viktimën prej më tepër se një vit.

Lidhur me rastin, është informuar edhe Qendra për Punë Sociale (QPS) ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.