Rreth orës 22:58, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin Elidon Mehmeti, 39-vjeç, banues në Vlorë, raporton Shqiptarja.
Mehmeti është qëlluar me breshëri kallashnikovi në momentin kur ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip Ford, me targa AA 709 HM.
Ndaj tij është qëlluar plot 15 herë, duke bërë që plagët e marra t'i shkaktojnë dëmtime në organet jetësore. Ai ndërroi jetë menjëherë pasi u transportua në spitalin Rajonal të Vlorës.
Deri tani, janë shoqëruar në polici 2 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Policia dyshon se shkak për atentatit ndaj Elidon Mehmetit në mesnatë në Vlorë, ka qenë e shkuara e viktimës.
Edhe
40 vjeçi në Vlorë vritet me armë zjarri
Një automjet i djegur është gjetur orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne te "Ura e Mifolit", në aksion nacional Fier-Vlorë.
Mjeti dyshohet se i përket autorëve të atentatit të mbrëmshëm ndaj 39-vjeçarit Elidon Mehmeti, i cili u ekzekutua me 15 plumba.