Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Bashkëshorti i infermieres kanos një pacient në Gjakovë, arrestohet

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi ka kanosur një pacient në spitalin e këtij qyteti.

Sipas raportit të Policisë, pacienti i cili ishte i shtrirë në spital kishte pasur mosmarrëveshje me infermieren.

Pas kësaj mosmarrëveshjeje, burri i infermieres dyshohet ta ketë kërcënuar pacientin.

“Është raportuar se një i dyshuar ka kanosur një pacient i cili ishte i shtrirë në spital, vlen të ceket se pacienti kishte një mosmarrëveshje me një infermiere dhe i dyshuari burri i saj ka kanosur viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.