Kronikë

Babë e bir rrahin një person në Kamenicë

Në Shipashnicë të Epërme të Kamenicës, dje janë arrestuar dy persona, babë e bir.

Policia e Kosovës përmes raportit të sotëm policor, njofton se pas një mosmarrëveshje ata e kishin rrahur një tjetër person, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet.