Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Babai me dy djemtë rrahin nënën me dy vajzat

Vazhdon ushtrimi i dhunës familjare në Kosovë, transmeton Koha.net.

Sipas raportit policor, mbrëmë në Prishtinë, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar (babai me dy djem).

Dyshohet se kishin sulmuar fizikisht tri viktimat femra K/Shqiptare (nënën me dy vajza) bashkëshorten përkatësisht nënën e tyre, të cilave u kanë shkaktuar lëndime.

Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte.