1 muaj paraburgim ka caktuar Gjykata Themelore në Prishtinë për arsimtarin SH.Xh që dyshohet se e dhunoi të miturën në Drenas.
Një muaj paraburgim arsimtarin për rastin në Drenas
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Gjykata ndërkohë e ka lënë në arrest shtëpiak, mjekun tek i cili e mitura kishte abortuar fetusin në javën e 10-të të shtatzënisë.
Arrest shtëpiak gjinekologut që kreu jashtëligjshëm abortin e vajzës nga Drenasi
Durim Osmani, avokat mbrojtës i arsimtarit ka thënë për KTV-së do të bëjnë ankesë në Gjykatën e Apelit sepse klienti i tij është i pafajshëm. Ndërkohë Haxhi Millaku, avokati i mjekut,F.A ka kundërshtuar masën e arrestit shtëpiak për klientin e tij duke thënë se ai do duhej të ishte në vendin e punës.
“Mjeku është dënuar nga mediat jo nga gjykata”, ka thënë Millaku, ndonëse këtë lajm e ka bërë të ditur Gjykata.
E avokati Osmani, po ashtu është shprehur se do të padisin mediat që publikuan fotografi të klientit të tij.