Një grua me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore pasi është rrahur nga burri i saj, i cuili është arrestuar, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje në ora 05:30 në Gjakovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë ka raportuar se, i dyshuari, burrë shqiptar, bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta së bashku me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thotë PK.