Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e një laboratori të drogës në Leposaviq, njoftoi Besim Hoti, Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut
Ai i tha KOHËS se arrestimi u bë të martën, me urdhër të gjykatës. I arrestuari dyshohet se kishte në pronësi një laborator droge në fshatin Leshak të Leposaviqit, që ishte shkatërruar nga Policia e Kosovës më 1 korrik. Nga atëherë personi me inicialet G.J. ishte në kërkim.
Vlera e laboratorit, sipas Policisë, kishte vlerën e 250 mijë eurove.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkatërrohet një laborator droge me vlerë 250 mijë euro në Leposaviq
-
Policia shkatërron një laborator droge në Leposaviq, një i arrestuar
-
Kërkohet paraburgim për serbin që dyshohet se ka laborator droge në Leposaviq
-
Kërkohet t’i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit që iu kap laboratori i drogës në Leposaviq
-
Shkatërrohet laboratori i drogës në Leposaviq, i dyshuari arrestohet duke hyrë në Jarinjë