Me datë 7 prill 2019, pranë stacionit policor Pejë është iniciuar rasti i veprës penale ‘Detyrim’, njofton kumtesa policore, transmeton Koha.net.
Sipas kumtesës, viktima ka raportuar se personi i dyshuar D.B. i lindur (1991) m/k/sh, kishte kërkuar shumë të konsiderueshme të hollash kinse djali i viktimës i detyrohet të dyshuarit dhe nëse nuk ia jep shumën e caktuar, do t’i dëmtojë pronën-shtëpinë e viktimës.
Pas kësaj policia ka zhvilluar hetime dhe ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por ai nuk iu ka paraqitur policisë duke iu shmangur arrestimit.
Pas tetë ditësh , sot më 15 prill hetuesit e stacionit policor në Pejë, në orët e hershme të mëngjesit kanë planifikuar arrestimin e të dyshuarit dhe i njëjti është arrestuar në shtëpinë e tij.
Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e shtetit – Prokuroria themelore në Pejë, dhe më urdhër të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.
-
Një i arrestuar në Pejë, ia kërkonte viktimës 3000 euro ose do t’ia rrënonte shtëpinë
-
Arrestohet një person në Pejë për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për disa vjedhje
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për dhunimin e një personi që ishte raportuar i zhdukur
-
Katër të arrestuar në një operacion të Prokurorisë e Policisë në Pejë