Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet për mashtrim, shantazh dhe prezantim të rrejshëm

Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin R. Salihu 33 vjeç (i njëjti ka përdorur edhe një mbiemër tjetër, mbiemër të cilin e ka edhe në një vendim gjykate), për veprat mashtrim, shantazh dhe prezantim i rrejshëm.

Personi i dyshuar, transmeton Koha.net, ka arritur të mashtrojë, shantazhojë disa qytetarë të Republikës së Kosovës duke u paraqitur rrejshëm si i zyrtar policor.

Pothuajse në të gjitha rastet e raportuara i dyshuari u ka marrë vlera të ndryshme të parave nga qytetarë të ndryshëm.

Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se rasti të dërgohet në Gjykatë.