Një burrë është arrestuar të premten në Mitrovicën e jugut.
Ai dyshohet për dhunim.
Viktima është dërguar në trajtim mjekësor, e i dyshuari në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur. Në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 20 copë fishek. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm