Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet pasi sulmon një polic në Merdare

Gjatë ditës së djeshme në Merdare, policia ka arrestuar një person.

Në raportin policor, thuhet se ky i dyshuar kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor në kryerje të detyrës.

Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.