Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë pasi kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.
Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës theksohet se ai e kishte goditur motrën me grushte, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.