Dje në Gjilan është arrestuar një person pasi i kishte dëmtuar veturën vëllait.
Në raportin policor thuhet se ankuesi ka njoftuar policinë se vëllai i tij ia ka dëmtuar qëllimisht veturën, transmeton Koha.net.
Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.