Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë për vrasje në tentativë në Obiliq

Një shtetas i Maqedonisë Veriore është arrestuar për vrasje në tentativë.

Sipas njoftimit nga Policia, i njëjti kishte shkuar te shtëpia e viktimës mashkull kosovar dhe pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me shtatë copë fishekë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.