Është arrestuar një shtetas i huaj në Qendrën për strehimin e emigrantëve në Vranidoll të Prishtinës. Ai dyshohet se ua ka vënë zjarrin disa mbulesave të dhomës dhe me ç‘rast zjarri ka përfshirë një pjesë të objektit, është njoftuar në raportin e Policisë së Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti derisa ishte duke qëndruar në kamp ua ka vënë zjarrin disa mbulesave të dhomës me ç ‘rast zjarri ka përfshirë një pjesë të objektit. Njësitet relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz, pasi që i tërë stafi janë evokuar me kohë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje “, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
-
Digjet një pjesë e qendrës së strehimit të emigrantëve në Vranidoll
-
Dhjetë shtetas të huaj ikën nga Qendra e mbajtjes në Vranidoll pasi sulmuan rojet
-
Arrestohet një person në Lipjan i dyshuar për zjarrvënie
-
Arrestohet shtetasi i huaj në Prishtinë, dyshohet për sulm seksual
-
Arrestohet një person, dyshohet se i vuri zjarrin një shtëpie në Prishtinë