Një person është arrestuar të shtunën pasi dyshohet për dhunim, sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Ankuesja N.A (F/K) e moshës 42-vjeçare ka raportuar në polici se personi V.N i moshës 27-vjeçare, ish-dhëndërri i saj, kishte shkuar në shtëpinë e saj, fillimisht kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë e pastaj me forcë ka marrë vajzën e ankueses M.A (F/K) e moshës 21-vjeçare, ish-bashkëshorten e tij dhe kishte vazhduar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Më pas, Policia ka arritur ta identifikojë vendndoshjen e të dyshuarit dhe e ka arrestuar.
Të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh.