Është arrestuar një person në Podujevë pasi dyshohet se e ka detyruar një vajzë të mitur të vjedhë gjësende nga shtëpia e saj.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur të dielën në ora 12:00, ku me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si ngacmim.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, e ka detyruar viktimën femër kosovare (e mitur), të vjedh gjësende të ndryshme nga shtëpia e saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture
-
Arrestohet një person, dyshohet se dhunoi një të mitur në Podujevë
-
Një e mitur dyshohet se u sulmua seksualisht në Podujevë
-
Arrestohet e lirohet një person në Podujevë, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur
-
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Podujevë