Një person është arrestuar në Obiliq të mërkurën. Ai kishte sulmuar fizikisht nipin e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Obiliq 11.08.2021 – 15:03. Është arrestuar një mashkull i dyshuar kosovar për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht nipin e tij viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.