Është arrestuar një person në Klinë pasi ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur. Arrestimi ka ndodhur të dielën në ora 15:00, derisa e mitura thuhet se ka njoftuar babanë e saj se gjendet tek i dyshuari.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurt”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm