Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Ferizaj për bashkëjetesë me një të mitur

Një person në Ferizaj është arrestuar pasi ka bashkëjetuar me një të mitur 16-vjeçare.

Sipas njoftimit nga Policia i njëjti është arrestuar më datë 23.03.2021 pasi ka bashkëjetuar me të miturën që nga data 18.03.2021.

Policia njofton se viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale dhe e njëjta me vetë dëshirë dhe me pëlqimin e prindit të saj është kthyer për të jetuar në shtëpinë e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.