Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Nekoc të Drenasit, pasi dyshohet se ka inskenuar rrëmbimin e tij.
Sipas njoftimit, një grua nga ky fshat ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kanë rrëmbyer djalin. Mirëpo policia ka arritur ta gjejë viktimën, të cilin e ka arrestuar si të dyshuar për inskenim të rastit.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur i kanë rrëmbyer djali e saj. Njësia përkatëse policor pas hetimit kanë arrit të gjejnë viktimë dhe i njëjti është arrestuar si i dyshuari pasi që kishte inskenuar ngjarje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Drenas
-
Arrestohet i mituri për shpërndarje të përmbajtjeve të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve
-
Arrestohet një i dyshuar për materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve
-
Rrëmbehet një person, arrestohet një i dyshuar
-
Arrestohet një i dyshuar në Drenas për ngacmim ndaj një të miture