Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim

Arrestim - Peje

Një person është arrestuar të mërkurën i dyshuar se ka kryer veprën “dhunim”.

Sipas njoftimit nga Policia, bëhet fjalë për një 22-vjeçar.

“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij. Personi i dyshuar: - E. B, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia e Kosovës.