Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një gruaje në Lipjan.
Rastin në polici e ka raportuar një tjetër person, dhe pas hetimeve, kanë arrestuar të dyshuarin.
“Ankuesi më 24.11.2020-02:00, ka raportuar se dyshohet që viktimën kosovare, e ka dhunuar i dyshuari kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë”, njofton PK-ja.