Një grua është arrestuar për ngacmim seksual të një burri në Fushë Kosovë të enjten.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ajo edhe e ka vjedhur viktimën.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. E dyshuara po ashtu dyshohet se i ka vjedhur para viktimës”, njoftoi PK.
Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje.