Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një burrë në Prishtinë, keqpërdori seksualisht një të mitur

Është arrestuar dje në Prishtinë një burrë, për veprën “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare dhe dhunim”.

“Lidhur me rastin me datën 26.06.2019 është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se i ka kryer veprat penale të cekura më lart ndaj viktimës së mitur mashkull K/Shqiptar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.