Në Prizren, dje është arrestuar një avokat pasi punonte pa licencë.
Policia në raportin 24 orësh thotë se ai është arrestuar pasi që të njëjtit i kishte skaduar licenca e punës dhe kishte prezantuar dokumentin licencën e punës të vëllait të tij me profesion avokat.
“I dyshuari dokumentin e kishte prezantuar brenda në stacion policor, pasi ai kishte shkuar ta përfaqësojë një person të dyshuar për një rast. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Me dokumente false ia barti pronën e dikujt personave të tjerë, arrestohet
-
Tre të arrestuar në Prizren, dyshohet se lëshuan certifikata të rreme për kandidatë të autoshkollës
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prizren
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se vodhi tavolina
-
Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prizren